Sot bëhen 3 vite nga vdekja e Sokol Olldashit. Nuk kanë munguar mesazhet përkujtimroe për ish-deputetin dhe minsitrin demokrat nga ana e bashkëpunëtorëve të tij.
Olldashi u kujtua edhe nga kreu i PD LUlzim Basha. Ja mesazhi i tij:
“Kujtoj sot bashkë me qindra e mijëra demokratë mikun, kolegun, njeriun e perkushtuar, demokratin Sokol Olldashi.
Koha ka fluturuar. Por ne keto tre vite te veshtira shpesh e kam kerkuar ne kujtimet e mia dhe aty kam gjetur forcen dhe vendosmerine per te vazhduar betejen qe nisem se bashku, per nje PD te bashkuar, te hapur, te forte, per tu perballur dhe per te fituar perballe nje klike te kriminalizuar e korruptuar deri ne palce.
Sokoli na mungon te gjitheve. Por vlerat e tij jane te forta dhe te gjalla tek dëshira e vullneti i çdo demokrati për bashkim, për të ecur përpara dhe për të marrë përgjegjësitë e ndryshimit te madh qe po vjen”, shkruan Basha./a.m.