Dy shtetas grekë janë ndaluar nga policia në kufirin greko-shqiptar pasi u kapën me drogë. Kur policia i bëri me shenjtë shoferit 31-vjeçar të ndalonte, ai nuk u bind por shtoi shpejtësinë për t’iu shmangur kapjes. Gjatë përpjekjes për t’u larguar në Kostur, u hodhën 3 çanta nga mjeti. Megjithatë policia arriti ta ndalonte makinën. Në pranga ranë drejtuesi grek dhe pasagjerja me të njëjtën shtetësi e moshës 20-vjeçare. Në çantat e hedhura nga makina u gjetën 21 pako me 22 kg e 340 gram marijuanë. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 celularë e tre karta.