Kosova rrezikon të përjashtohet në fundvit nga programi investiv i Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), i cili ofron qasje në rreth 300 milionë dollarë. Arsye për këtë është bërë vlerësimi për shkallë të lartë të korrupsionit, shkruan Koha Ditore.
Kjo është vetëm goditja e fundit që ka marrë shteti, si pasojë e përhapjes në shkallë endemike të dukurisë së shpërdorimit të detyrës zyrtare për qëllime përfitimi.
Për të njëjtën arsye, Kosova ka mbetur enklavë në hartën e Evropës – mungesa e rezultateve për ta luftuar korrupsionin është një nga dy arsyet pse Bashkimi Evropian ende nuk i ka liberalizuar vizat me Kosovën. (b.an)