Mbante armë pa leje në banesë arrestohet në flagrancë 53-vjeçari Rafman Gura. Pamjet që shihni i përkasin operacionit të realizuar nga komisariati numër 4 ndërsa Gura është prangosur në flagrancë. Arma e sekuestruar është një pushkë pa leje model 56 ndërsa janë sekuestruar dhe një sasi fishekësh. Gura nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit nga policia ndërsa arma është dërguar për ekspertim balistik në laboratorin e kriminalistikës për të parë nëse është përdorur në ndonjë krim.