Policia e Krujës ka arrestuar një 51-vjeçar pasi në garazhin e tij janë gjetur 300 bimë kanabis në proces tharjeje si dhe 5 kg kanabis. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë konstatuar një garazh të përshtatur si ambient për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, i cili ishte në pronësi të shtetasit Emerlla Stafa 51 vjeç.
Policia ka sekuestruar drogën si dhe një armë zjarri pushkë model 56, gjysmë automatike, ndërsa ka prangosur 51-vjeçarin me akuzën për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
ma.me