I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka folur në lidhje me zhvillimet e kodit telefonik të Kosovës dhe atë çka do të ofrojë Serbia.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje do t’i ndihmojë shumë Serbisë, transmeton Koha.net.
“Kjo marrëveshje do ta rritë vlerën e Telekom Serbisë në tërësi, dhe jo për shifra të vogla, sepse do të jetë në dispozicion një territor i tërë (territori i Kosovës)”, ka thënë Gjuriç.
Ai më tej jep edhe premtime rreth telekomunikacionit në Kosovë. (b.an)