Mënyra se si është zgjidhur çështja e pronave serbe në Kosovë është me rëndësi jetike, sepse ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve tjera të hapura me Kosovën, ka thënë Ivica Daçiç, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.
Daçiç më tej ka thënë se i kanë rezistuar ultimatumeve të Prishtinës, transmeton Koha.net.
“Kjo marrëveshje ka treguar se të gjithë shantazhet dhe ultimatumet të cilat pala prishtinase i bëri për më shumë se dy vjet. Kështu do të rrëzohen të gjitha shantazhet për formimin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Daçiç.
Ai ka thënë se Marrëveshja për Kodin Telefonik ka treguar se Qeveria e Serbisë e ruan pasurinë e saj dhe interesat kombëtar, duke shtuar edhe diçka tjetër në relacionet me Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikimit (ITU-në). (b.an)