Në një kohë kur ata duhet të gjenin një gjuhë të përbashkët me kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Subashin, banorët e fshatit Mbrostar janë revoltuar në zyrën e të zgjedhurit të tyre e më pas janë larguar prej aty.
Shkak për këtë është bërë vendimi për ndërtimin e impiantit të mbetjeve në këtë zonë, gjë të cilën ata e kundërshtojnë me protesta.
Banorët nuk kanë nguruar që të futen në zyrën e kryetarit Subashi me pankarta ‘Stop kancerit’, ndërsa më pas janë larguar të indinjuar. Mësohet se Subashi iu ka komunikuar protestuesve se projekti për ndërtimin e impiantit është miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak. Ndërkohë, tensione ka pasur edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku nuk kanë munguar tonet e larta të zërit, duke bërë që mbledhja të dështojë. Më pas protesta e tyre është zhvendosur jashtë ambienteve të Bashkisë.
BW/d.i.