Një grua në luftë me vdekjen po përjeton aktualisht momentet më të bukura në jetën e saj të trazuar. Tara, një grua australiane që vuan nga kanceri i gjiri dhe është në fazën finale të kimioterapisë, përjetoi një surprizë të madhe, kur partneri i saj i propozoi për martesë direkt në televizion.
Tara ishte e ftuar në programin televiziv, por më pas u bë pikërisht i dashuri i saj, Jarred, ai që “vodhi” spektaklin.
“Tara është ndoshta gruaja më e fortë që kam njohur. Nëna dhe partnerja më e mirë. Ajo është mikja ime më e mirë, bashkë bëjmë një skuadër fantastike dhe unë dua ta kaloj jetën me ty, Tara. Pranon të martohesh me mua?”, tha Jarred.
“O Zot, po”, ishte përgjigjja e Tarës.