Kur u zgjua në krevatin e spitalit në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mendimi i saj i parë, ishte se ku dhe si ishin fëmijët e saj.
Kujtimi i fundit që kishte, ishte se një grup personash i’u afruan dhe i kërkuan që t’u jepte çantën. Më pas pati të shtëna dhe vrap në spital në errësirë dhe në fund lajmi tragjik që ju komunikua nga familjarët e saj, vajza e saj Ava, vetëm 4 vjeçe, ishte vrarë, pasi ajo kishte refuzuar që t’iu jepte çantën grabitësve.
Të hënën mbrëma, 27- vjeçarja Diana Gomez, kishte dalë për pazar me fëmijët e saj, Betzida, 10 vjeçe, Isaia 5 dhe Ava, 4.
Ishin duke futur gjërat e blera në makinë, kur disa burra ju afruan duke i kërkuar gruas që t’u jepte çantë, shkruan noa.al. Instinktivisht Diana, refuzoi, por as nuk e mendonte se për shkak të këtij veprimi do e pësonte familja e saj. Por agresorët qëlluan drejt tyre, duke plagosur atë dhe vajzat e saj.
Ato u dërguan me urgjencë në spital, ku vetëm e vogla Ava nuk ia doli, pasi të martën ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Familja ka nisur një fushatë në fondacionin ‘GoFundMe’, për të mbledhur para për të mbuluar shpenzimet e funeralit. Ndërkohë policia ka bërë me dije se së paku tre persona janë të përfshirë në ngjarje, ndërsa të martën u gjet dhe një pistoletë pranë vendit ku ndodhi gjithçka./a.k