Nusja e shtëpisë kishte humbur gjurmët qysh prej orëve të para të mëngjesit dhe i shoqi me të vjehrrën të shqetësuar i’u drejtuan policisë për ndihmë për ta kërkuar.
H.N., 73 vjeç bashkë me të birin rreth të 40- ve, u paraqitën në policinë e Dibrës ditën e djeshme për të denoncuar zhdukjen e nuses F.N., 35 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Postec, ku dy familjarët nuk dinin të jepnin shpjegim dhe arsye për zhdukjen e saj.
Noa.al mëson se 35- vjeçarja u gjet e mbrëmjen e djeshme në një fshat tjetër të Dibrës, e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Ajo u dërgua në spital, ku pas një vizite të bërë u dërgua në shtëpi. Sipas dëshmive të familjarëve, në familje nuk kishte probleme por kohëve të fundit gruaja kishte shfaqur shqetësime.
Ata dyshojnë se F.N., mund të ketë shkelur ndonjë gjë, duke dyshuar për magji, çka kishte bërë që të shfaqte probleme kohëve të fundit.
Fatmirësisht 35- vjeçarja aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që vijojnë hetimet e mëtejshme për rrethanat e largimit të saj./a.k