Fields ka reaguar pasi Trump kritikoi Fordin gjatë fushatës së tij, për hapjen e një fabrike në Meksikë. Trump ka deklaruar se një ndër prioritetet e tij kur të vinte në pushtet, ishte ndryshimi i “North American Free Trade Agreements”, që përfshin SHBA-të, Meksikën dhe Kanadanë.
Kjo do dëmtonte investimet miliardere që Ford dhe General Motors kanë bërë në Meksikë gjatë dekadës së fundit. Trump ka kërcënuar gjithashtu se do të rrisë taksat ndaj mallrave që vijnë nga Kina, gjë që do të dëmtonte shumë dy kompanitë e prodhimit të automjeteve pasi Kina është një ndër furnizuesit kryesorë të Ford, GM dhe fiat Crysler.
Meksika eksporton 2 milionë automjete çdo vite drejt SHBA-së duke përbërë kështu 11 përqind të xhiros vjetore në SHBA. Sipas studimeve, ky raport pritet të shkojë nga 11 në 60 përqind deri në vitin 2022. Dhe politikat e Trump sigurisht që do të shkatërronin planet e gjigandëve të automjeteve.
Shumë prodhues makinash prodhojnë makinat e vogla në Meksikë, pasi kanë pak fitim nga ato dhe natyrisht që kostoja në Meksikë është më e ulët se në SHBA duke filluar nga krahu i punës e deri te baza materiale. Trump ka treguar se mund të ndryshojë mendje lidhur me premtimet elektorale, por nëse nuk e bën një gjë të tillë, për GM, Ford dhe ndonjë kompani tjetër, do të ketë telashe të mëdha.
ma.me