Autoritetet turke arrestuan të paktën 73 akademikë në universitetin “Yildiz Teknik” në Stamboll, si pjesë e një goditjeje të vazhdueshme ndaj administratës pas grushtit të dështuar të shtetit të gushtit të kaluar.
“Shefi i zyrës së Prokurorit Publik të Stambollit lëshoi 103 urdhra për të dyshuarit në pjesën e fundit të hetimit, pjesërisht bazuar në informatat se akademikët kishin përdorur ByLock, një aplikacion i mesazheve të momentit”, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, AA, cituar nga Koha.
Qeveria e konsideron aplikacionin një mjet që është përdorur nga gylenistët në periudhën para grushtit të shtetit. (b.an)