Tranzicioni i Donald Trump në pushtet shihet me shumë vëmendje në vendet balltike. Lituania beson se qëllimet e errëat të Rusisë justifikohen nga historia dhe gjeografia e saj. Një pjesë e ish Bashkimit Sovjetik, tashmë është anëtar në Nato dhe BE. Frika e bashkëpunimit Trump- Putin është e madhe aq sa në kryeqytetin Vilnius ka një murale ku dy homologët tashmë janë të përqafuar me shumë dashuri.
Ekziston frika se SHBA e sheh Rusinë si një aleat të fuqishëm dhe e gatshme të mos ketë të njëjtën ide se në Europën Lindore, Moska përfaqëson një kërcënim të fuqishëm ushtarak.
Ministri i jashtëm u shpreh se Rusia nuk është një superfuqi, por është një super problem.
Sipas tij, ka rrezik që Putin ta shfrytëzojë periudhën e tranzicionit në SHBA për të testuar gatrishmërinë ushtarake dhe vendosmërinë diplomatike të aleancës perëndimore.
ma.me