Një skandal po trondit Maqedoninë. Përfaqësues të MPJ-së, të cilët janë nën kontroll të plotë të Ministrit Nikolla Popovski, kanë propaganduar përmes diplomatëve të vet në Francë që në zgjedhjet e 11 dhjetorit diaspora të votojë për kandidatët e VMRO-DPMNE-së, me të vetmin qëllim që të humbë kandidati shqiptar, transmeton Zhurnal.
Madje diplomatët dhe promotorët ekonomik të angazhuar në Ambasadën në Paris, kanë vizituar edhe kishat dhe manifestimet e tjera ku organizohen maqedonasit, me të vetmin qëllim që ti motivojnë për tu paraqitur në KSHZ dhe të kenë të drejtën për të votuar kandidatin e diasporës.
Më skandaloze është thirrja e zyrtarëve të qeverisë, të cilët madje edhe haptazi kanë bërë thirrje se diaspora maqedonase duhet të paraqitet për të votuar me të vetmin qëllim që mos të fitoje kandidati shqiptar.
Për këtë thirrje skandaloze ka kërkuar përgjegjësi edhe sindikata e diplomatëve në Maqedoni, i cili ka kërkuar që kjo çështje të shqyrtohet.
Në zgjedhjet e 11 dhjetorit për shkak të kësaj thirrje publike të maqedonasve, duhet që të vetëdijësohen emigrantët shqiptarë që jetojnë në Europë dhe Amerikë dhe të dalin masivisht në këto votime për të siguruar së paku një deputet në Parlamentin e Maqedonisë./a.m.