Elisa Spiropali ka komentuar incidentin e djeshëm ku ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u sulmua nga një studente e cila i hodhi salcë gjatë një aktiviteti. Spiropali ishte shumë pranë ministres në ato momente. Ajo e ka cilësuar ngjarjen si një rast të pastër dhune. Ndërkohë, referuar mbështetjes ndaj studentes për aktin në fjalë nga Sali Berisha, Spiropali shkruan se as në kanun nuk lejohej prita ndaj grave.
“Isha e pranishme dhe s’jam ndjerë kurrë më keq!
Kjo nuk është as shaka, as protestë, po quhet dhunë.
Një dhunë e pashembullt prej njerezish të pabesë që zënë pritë dhe qëllojnë pas shpine, ndërkohe që as në Kanun nuk lejohej t’i bëje pritë një gruaje!
Dhe nëse ajo vajza që qëlloi Linditën si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, po vetëm një celule që e përdori për shoë, mund të falet, se është një e mjerë që s’di se ç’bën, edhe më e pështirë është mbështetja që një burrë zamani, malësor antishtet, antiligj dhe antikanun, njëfarë Sali Berisha, i bën një pafytyrësie të tillë!
Kjo është për fat të keq opozita që kemi, një çetë njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara”, shkruan Spiropali./a.m.