Publikohen pamjet e arrestimit të 19 personave në kuadër të dyshimeve për sulme terroriste në Ballkan dhe atyre që kishin një plan të qartë për të goditur ekipin kombëtar të Izraelit dhe tifozët e tyre.
Policia e Kosovës duke zbuluar detaje mbi armët e sekuestruara, thotë se nga 4 nëntori e deri më tani janë arrestuar 18 persona nga Kosova dhe 1 nga Maqedonia.
Policia e Kosovës sqaron se këta persona ishin në kontakt me dy persona që luftojnë në Siri, Lavdrim Muhaxheri dhe R.H, dhe kishin marrë udhëzime për sulme terroriste në Kosovë dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Me vendim të prokurorit kompetent, 18 personave të dyshuar iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa njeri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt pas ndalimit prej 48 orësh. /ma.me