Ish- kryeministri Pandeli Majko ka shprehur solidaritetin dhe ka dënuar gjestin ndaj ministres Lindita Nikolla, së cilës një nga aktivistet e Lëvizjes për Universitetin i hodhi salcë në aktivitetin ‘Samiti për studentët’ te Piramida.
“Shpreh solidaritetin tim me kolegen dhe ministren e Arsimit, e cila pak më parë u bë pjesë e një gjesti, krejtësisht vandal. Unë e kuptoj protestën dhe kundërshtimin dhe ne jemi këtu edhe për të bërë debat, por fyerjen publike nuk e kuptoj. Ti imponohesh shoqërisë përmes vandalitetit, prandaj e kemi quajtur piramida e vonesës. Sepse dikush në historinë tonë, i ka rënë tryezës dhe ka thënë do të bëhet si them, dhe kjo na ka sjellë tek kjo piramidë“.
Edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar pas incidentit të një grupi studentësh me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Kodheli dënon gjestin e të rinjve, ndërsa i shpreh mbështetje koleges së saj.
“Keqardhje për gjestet dhe mënyrën e zgjedhur nga disa të rinj për të arritur qëllimet. #UnëJamMeLinditën!“, shkruan Kodheli.
ma.me