Drejtori i Inteligjencës Kombëtare (Director of National Intelligence – DNI) në SHBA, James Clapper, ka dhënë dorëheqjen sot, por duke bërë të ditur se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit të presidentit Barack Obama.
75-vjeçari Clapper e kryen këtë detyrë që nga viti 2010 dhe largimi nuk ka të bëjë me ndryshimin e krahut politik në Shtëpinë e Bardhë, pasi ai ishte shprehur që para disa mujash se do të largohej bashkë me presidentin Obama.
DNI është një post relativisht i ri zyrtar në SHBA, që nga prilli 2005 dhe ai që luan këtë rol shërben, ndër të tjera, si këshilltar kryesor për çështjet e sigurisë i presidentit, i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Këshillit të Sigurisë së Brendshme.
Clapper ka shërbyer më parë si gjeneral-lejtnant i Forcave Ajrore të SHBA.
d.i.