Këtë të enjte u përkujtua në kryeqytet 72 vjetori i çlirimit të Tiranës. Të pranishëm në homazhet tek monumenti i Ushtarit të Panjohur, kreu i kuvendit Ilir Meta dhe kryebashkiaku Velija përcollën mesazhet e tyre.
Meta: Ky 17 nënntor është një mundësi shumë e mirë për të parë më me optimizëm drejt të ardhmes europiane të vendit tonë, padyshim të kryeqytetit që luan një rol kryesor, drejtues si gjithmonë në këto proçese transformuese të vendit tonë.
Veliaj: Mesazhi i freskët që na vjen nga ajo kohë është që për kryeqytetin dhe për vendin historia kërkon sakrifica. Fatmirësisht historia sot nuk kërkon sakrificat e dhënies së jetës për kryeqytetin por sigurisht sot kërkohet që të ndërtojmë me të njëjtin pasion dhe të jemi me të njëjtën energji, ashtu si të rinjtë e 72 viteve më parë luftuan për të ruajtur dinjitetin e vendit tonë. Ky është një moment i mirë. 72 vjet më parë negociuam qëndrimin tonë europian si pjesmarrës të një aleance për të çliruar Europën, sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe besoj që kemi hedhur një hap të sigurt për të qenë anëtarë të denjë, por edhe juridikisht të BE. Të gjithë ata që ndoshta janë të ardhur në Tiranë duhet të kuptojnë që ky vend nuk është pa histori. Historia fillon me ata që themeluan qytetin, me ata që luftuan për ta çliruar dhe me ata që sot po ndërtojnë qytetin.