Një person i dënuar më parë ka rënë sërish në prangat e Policisë së kryeqytetit një ditë më parë pasi ka goditur me thikë një efektiv të policisë bashkiake.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është konfirmuar edhe nga burimet zyrtare policore.
“Më datë 16.11.2016, rreth orës 21:00, ka ardhur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në rrugën e “Kavajës”, në oborrin e Policisë Bashkiake, një person me thikë, po konfliktohet me punonjësit e Policisë Bashkiake”, thanë burimet zyrtare.
Menjëherë kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët kanë bërë të mundur neautralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Bujar Shehu, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”,
Ky shtetas dyshohet të ketë qëlluar disa herë me thikë punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin Dritan Hardhia, 37 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:
– Një thikë me mbishkrimin “LORD Stainless”.
Efektivi i policisë bashkiake ndodhet në ambientet e S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 76-22 dhe 279 të Kodit Penal.
Polici Hardhia mbahet mend për akuzat gjatë protestave te liqeni se dhunoi disa tubues. Por në fak tHardhia aso kohe përfundoi në spital me dëmtime./a.m.