Policia italiane ka njoftuar se mundi të arrestojë shqiptarin e kërkuar, dënuar me burg, i njohur si “bosi” i klanit të “Mazzarota”, familjes mafioze nga Barcelona.
Ai kishte mundur t’i shpëtonte, aksionit të policë, ditën e jeshme, por arratia e tij nuk zgjati shumë.
Mediat italiane raportojnë se gjatë superaksionit u vu në pranga edhe Zamir Dajçaj, me pseudonimin “Zamo” shqiptarin 43-vjeçar i dënuar me 11 vite burg për trafik droge dhe një numër të madh veprash të tjera kriminale.
Policia përdori gjurmimin me helikopter nga ajri rreth zonës që dyshohej se fshihej shqiptari shkruan Panorama. Pas hetimeve dhe përgjimeve, 43-vjeçari u pikas në Terme Vigliatore. Ai ishte fshehur në një ndërtimin e paligjshëm në Burn, në afërsi të një përroi, Banesa ishte një shtëpi me tulla me të gjitha komoditetet; dhoma gjumi, banjo, dhomë pritje, dhe bahçe me agrume.
Policia ka dokumentuar gjithë aktivitetin kriminal të tij dhe tani pritet të dalë para drejtësisë./a.m.