Hillary Clinton, në fjalimin e parë publik pas humbjes presidenciale, ka thënë se “nuk ishte fare e lehtë”
Duke folur në një mbrëmje gala në Fondin për Mbrojtjen e Fëmijëve, Clinton ka shfaqur emocione për humbjen e zgjedhjeve, dhe ka folur se si do të dëshironte që këtë t’ia thoshte nënës së saj, e cila e kishte braktisur në fëmijëri, shkruan CNN.
“E pranoj që të vij sonte këtu, nuk ishte fare e lehtë për mua”, ka thënë Clinton, “Ka pasur disa momente gjatë kësaj jave kur unë krejt çfarë dëshiroja ishte të kisha një libër të mirë, qentë tanë dhe të mos e lë shtëpinë më kurrë”, ka deklaruar Clinton.
Por ajo ka thënë se në vend të kësaj, u kthye duke u përqendruar përpara dhe foli për ndikimin që pati nëna në jetën e saj.
“Ëndërroj të shkoj te ajo, duke u ulur pranë saj dhe duke folur: Më shiko dhe më dëgjo, ti do të mbijetosh, ti ke ende një familje, tre fëmijë”, është shprehur Clinton.
“Dhe sado e vështirë që mund të jetë, vajza jote do të rritet si senatore e SHBA-së, duke reprezentuar shtetin si Sekretare dhe do të fitojë më shumë se 62 milionë vota për President”, ka thënë Clinton, duke imagjinuar një bisedë me nënën e saj./a.m.