Gary Neville ka kërkuar që t’i jepet kohë Jose Mourinhos
Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville ka kërkuar që t’i jepet kohë trajnerit portugez, Jose Mourinho. Ai tha se duhet lënë Mourinhon të qetë këto tre vite, pasi skuadra është duke pasur vështirësi.
“Është e rëndësishme për skuadrën që të përkrahë Jose Mourinhon këto tre vite, ta lënë atë të qetë të punojë. Do të jetë e vështirë për të, siç mund ta shihni edhe tani”, tha Neville për Sky Sports, citohet “Express”. (b.an)