Qeveria shqiptare, me anë të vendimit numër 796 dt. 2/11/2016, i kërkon Ministrisë së Drejtësisë, bankave dhe autoritetit të mbikëqyrjes financiare të zbatojnë këtë vendim.
Në faksimilen e siguruar nga ReportTv duket se në listë janë përfshirë 8 nga 9 të dënuarit, mes tyre Genci Balla, Bujar Hysa, Gert Pashja, Astrit Tola, Verdi Morava, Zeqir Imeri, Edmond Balla dhe Fadil Muslimani.
I vetmi që është përjashtuar nga kjo listë është Orjon Reci, i cili ka qenë në bankën e të akuzuarve me Ballën, Moravën e Hysën. Më 3 Maj 2016 të vetëshpallur imam u dënuan me burgime nga 5 deri në 25 vite, ndërsa këto dënime ata i apeluan duke kërkuar pafajësi.
Me futjen në këtë listë këta shtetas humbin të drejtën të shesin apo blejnë prona, hapin llogari bankare për të kryer transferta apo pranuar para nga persona të tretë. ma.me