Suedia ka emëruar një prokuror të ri për hetimet në vrasjen e pazgjidhur të kryeministrit Olof Palme.
Kryeministri Palme ishte vrarë para 30 vjetësh në rrethana të pasqaruara ndërsa kryeprokurorja e Stokholmit, Krister Petersson do të jetë në krye të hetimeve të reja për vrasjen e Palmes.
Së paku 10 mijë persona janë marrë në pyetje për vrasjen e Palmes në vitin 1986; 134 prej tyre kishin pohuar se kanë vrarë derisa po dilte nga kinemaja me gruan e tij, transmeton Koha.net.
Prokurorja Petersson përballet me dokumente të hetimeve që gjenden në një sirtar të gjatë 250 metra.
Misteri i vrasjes së politikanit që dominoi në Suedi shumë vjet para se të vdiste, vazhdon të fascinojë suedezët, përgatiti Koha. (b.an)