Por ajo që po trazon presidentin Trump është Ben Carson 65 vjeçari neurokirug në pension i cili kandidon për postin e ministrit të arsimit. Ai ka një program përçarës të rizbulojë “rrënjët e krishtera” në historinë amerikane; të ridimesionojë hapësirën kushtuar islamit në tekstet shkollore, të vendosë në pikëpyetje teorinë e Bing Bang, dhe të heqë fondet për shkollat që sipas tij kultivojnë paragjykimet anti amerikane. Ndonëse ky i fundit duket i sigurt për marrje e këtij posti nga kulla Trump ende nuk ka një përgjigje. Deri më tani, vetëm dy zyrtarë të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë janë emëruar: shefi i stafit Reince Priebus dhe këshilltar i Trumpit, Steve Bannon.
Pas zgjedhjes së presidentit tashmë në SHBA pritet të shohim se cila do të jetë administrate Trump e cila do të udhëheq në 4 vitet e ardhshme. Ndonëse prej ditësh qarkullojnë shumë emra për postet kyçe të kabinetit. Postet të cilat po shkaktojnë më shumë debat është ai i sekretarit të shtetit, funksioni më i rëndësishëm pas presidentit. Dhe lista e emrave zgjatet çdo ditë e më shumë. Mes favoritëve për momentin lakohet ish bashkiaku i New York Rudy Giuliani dhe ambasadori John Bolton. 72-vjeçari Giuliani , i cili u bë hero kombëtar pas sulmeve të 11 shtatorit, ka qenë më herët edhe një kandidaturë e mundshme për Prokuror të Përgjithshëm.