Modelja e njohur serbe Jenna Jenoviç ka marrë vëmendjen e mediave rozë në Shqipëri, jo për format e saj bombastike, por për shkak se gjitnjë e më shumë po shfaqet afër reperit Noizy dhe djalit të ish-guvernatorit Fullani, Erikut.
Ndërsa Noizy duket i fiksuar pas serbes, të paktën nga fotot e fundit që ka postuar me të, as Eriku nuk mbetet pas. Duke qenë se është single ai i lejon vetes ta thërrasë “nuse” serben. Në një foto ku i hedh duart në qafë, Eriku shprehet se i ka ardhur nusja nga SHBA.
Se afër kujt prej dy personazheve qendron më afër serbja, këtë nuk e dimë. Nga ajo që kuptojmë është se të dy kanë qenë tepër të lumtur që kanë qëndruar në shoqërinë e Jenna Jenovich përderisa nuk i kanë rezistuar postimit të fotove.
BW/d.i.