Në ditët finale të fushatës elektorale për zgjedhje presidencialet në SHBA, Bill dhe Hillary Clinton kanë pasur një debat të fortë. Sherri në familjen Clinton konsistonte në përpjekjet e Hillary-it për të fajësuar Drejtorin e FBI-së, James Comey për rënien e saj në sondazhe dhe rrezikun e ndikimit të letrës së tij në humbjen e zgjedhjeve.
“Isha me Bill-in në Little Rock kur, ai pati sherr me të bërtitura me Hillary-n në telefon, pasi ajo akuzonte Comey për rihapjen e hetimeve për çështjen e e-mail-ve”, tregon një këshilltar i afërt i Bill Clinton, shkruan “Daily Mail”.
Bill fajësonte për situatën e krijuar menaxherin e fushatës së Hillary-t si dhe kreun e Podestës pasi u treguan të shurdhët për ekonominë e dobët dhe ndikimin e saj te milionë e miliona votues të klasës punëtore.
“Bill ishte me fytyrë të skuqur gjatë bisedës me Hillary aq sa isha i shqetësuar mos pëson goditje në zemër. Ai u mërzit aq shumë sa që hodhi telefonin në çatinë e shtëpisë në Arkansas River”.
Gjatë fushatës, Bill Clinton u ndie i injoruar nga këshilltarët kryesorë të Hillary’it, kur kërkoi që të ishte ekonomia pika kryesore e fushatës, përgatiti Express.
Ideja e Bill ishte që të krijohet lidhje me njerëzit që janë lënë pas dorë nga revolucioni në teknologji dhe globalizmi. (b.an)
.,.