Usain Bolt konfirmon dëshirën për t’u tërhequr nga atletika pas botërorit të vitit të ardhshëm. 30-vjecari fitues i nëntë medaljeve të arta në tri olimpiada radhazi në 100, 200 dhe 4 herë 100 metra, sqaroi se pas të arrijë dhe objektivin radhës do të thotë stop.
“Sa më shumë të kalojë mosha, aq më shumë duhet të sakrifikosh. Nuk besoj se jam i disiplinuar për të mbajtur regjimin e duhur. Une e di se kur është momenti për të hequr dorë. Gjithmonë kam dashur të jem si Pele dhe Muhamed Ali që dominonin në sportet e tyre.”
Jeta e një atleti që duhet të stërvitet intensivisht, por pa hequr dore edhe nga dëfrimi, është subjekti i filmit “Unë jam Bolt”, që i referohet të jetës së tij.
“Kur plakesh duhet të lodhesh më shumë. Sinqerisht nuk mendoj se kam sjelljen dhe disiplinën e duhur për të qëndruar në nivelet më të larta. Krahasimi me Michael Johnson? Ai u tërhoq kur ishte në pikën më të lartë të karrierës, por ka bërë atë që duhej të bënte në sport.”
SS/d.i.