Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, paralajmëroi për rritjen e një “lloji të vrazhdë të nacionalizmit” në të ardhmen.
Ai i bëri këto komente pasi u pyet për fitoren befasuese të Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.Obama foli në një konferencë për media me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, në Athinë.
“Unë besoj – pavarësisht ndonjë palë zgjedhjesh apo lëvizjesh – se duhet të mbrohemi kundër rritjes së një lloji të vrazhdë të nacionalizmit, ose identiteti etnik, os fisnor që ndërtohet rreth nocionit ‘ne’ dhe ‘ata’”, tha Obama.
“Mësimi që kam nxjerrë është se ne duhet t’i trajtojmë çështjet si: pabarazia, zhvendosja ekonomike, frikën e njerëzve për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, tha Obama.
Të mërkurën, ai do të mbajë një fjalim për demokracinë dhe globalizmin në Athinë, përpara se të udhëtojë drejt Berlinit.Nga Gjermania, Obama do të udhëtojë për në Peru.Është ky udhëtimi i fundit i Obamës jashtë vendit si president i SHBA-së, përgatiti Koha. (b.an)