Slobodan Gavriç po kërkon t`i ulet dënimi me burgim prej 13 vjetësh, i shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në qershor të këtij viti. Ai akuzohet për përgatitje të veprave terroriste, shkruan Koha Ditore.
Dy vjet më parë, shtetasi serb, Gavriç, është arrestuar nga organet e rendit në Prishtinë pas gjetjes së 23 pakove eksplozivë në veturë, të cilat peshonin 12 kilogramë.
Këtë material që sipas ekspertëve, është i njëjtë me eksplozivin që shpërtheu nga terroristët në Paris e Bruksel, Gavriç ka thënë se do t`ua shiste “disa kriminelëve të Shqipërisë”. (b.an)