Kalaja e Beratit është një ndër pikat turistike e cila ka një numër vizitorësh që vjen gjithnjë në rritje, duke e kthyer në një pikë gjithnjë e më tërheqëse për turistët vendas por sidomos për turistët e huaj.
Ajo përbën një nga atraksionet turistike më të preferuara në Shqipëri për turistët e huaj dhe ata vendas dhe vëmendja ndaj këtij monumenti sa vjen edhe shtohet. Këtë e bën të ditur dhe Drejtoria Rajonale Kombëtare Kulturore Berat, e cila na tregon me anë të statistikave se sa shumë është rritur numri i vizitorëve të huaj këto vitet e fundit.
Këtë shumë mirë e tregon edhe numri i vizitorëve për vitet 2014, 2015 dhe 2016. Po të bëjmë një krahasim për muajin Tetor për këto 3 vite shohim se në vitin 2014 kemi 3900 vizitorë, për vitin 2015 kemi 4079 vizitorë dhe për Tetorin e 2016 kemi 6000 vizitorë. Pra 1921 më shumë se për vitin 2015 dhe 2100 më shumë se vitin 2014.
Ndërsa po të krahasojmë periudhat Janar -Tetor të këtyre 3 viteve shohim se për vitin 2016 kemi 55,304 që do të thotë 13,422 më shumë se në 2014 dhe 23,056 më shumë se në 2014./a.m.