Në udhëtimin e tij të fundit në Evropë presidenti amerikan, Barack Obama po viziton Greqinë, që për të ka një domethënie të madhe simbolike dhe gjeopolitike.
Natyrisht, duke qenë se Athina është një simbol i lindjes së demokracisë.
Sipas parashikimeve, Obama do të përdorë qytetin si sfond për një fjalim që do të përshkruajë trashëgiminë e tij politike, një fjalim që mund të kuptohet si një sinjal për pasuesin e tij, presidentin amerikan të zgjedhur, Donald Trump, i cili do të vendoset në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.
Pavarësisht se kush drejton Uashingtonin, gjeopolitikisht Athina mbetet e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Greqia luan një rol të rëndësishëm si një avanpost për Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), si një urë për Izraelin në Evropë dhe si një bazë ushtarake, duke qenë se SHBA-ja ka dislokuar një bazë qendrore të marinës dhe forcave ajrore në ishullin e Kretës.
Dhe vlera strategjike e Greqisë është rritur që kur fqinji anëtar i NATO-s, Turqia, nën udhëheqjen e presidentit, Recep Tayyip Erdogan është bërë më pak i besueshëm.
Uashingtoni nuk dëshiron destabilizim në kufirin juglindor të NATO-s, që kufizohet nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Një arsye tjetër është se nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Greqia shpenzon më shumë proporcionalisht në fushën e mbrojtjes, me 2,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, krahasuar me një mesatare të Bashkimit Evropian prej 1,3 për qind, sipas Eurostat.
E rëndësishme për SHBA-në është kontrolli në mënyrë demokratike dhe ekonomike e aksit të paprekur të Izraelit-Qipros-Greqisë, që mbështet aleatin e SHBA-së, Izraelin.
Duke pasur këtë parasysh, është e rëndësishme nga ana e perspektivës së SHBA-së që Greqia të mos shembet nga kushtet e krizës globale financiare./a.m.