Një grua nga Kansasi në SHBA, e cila akuzohet se ka vrarë thjeshtrin e saj 7 vjeç vitin e kaluar, ka marrë dënimin me burgim të përjetshëm. Bëhet fjalë për 30 vjeçaren Heather Jones, e cila akuzohet për vrasje të shkallës së parë.Ajo i ka dhënë fund jetës së Adrian Jones, eshtrat e të cilit u gjendën në shtëpinë e tij nëntorin e shkuar. Jones u dënua me burgim të përjetshëm dhe me mundësinë për të rishikuar vendimin pas 25 vitesh.
Sipas akuzës së të atit, fëmija ishte rrahur barbarisht deri sa është vrarë dhe më pas trupi iu është hedhur derrave. Krimi i tmerrshëm u zbulua nga policia pasi i vogli u shpall i zhdukur. Me shumë mundësi vrasja e tij është bërë mes 18 shtatorit dhe 5 tetorit të vitit të shkuar.
Në përfundim të procesit gruaja tha se i vjen keq për këtë krim të kryer dhe se ishte një “rrëshqitje” e momentit ajo që kishte shkaktuar gjithçka.