I ftuar në Tonight Ilva Tare ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Alexander Karpushin, ka shprehur interesin e Rusisë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me Shqipërinë dhe se investitorët rusë janë të interesuar të investojnë në Shqipëri. Mes të tjerash ai ka folur edhe për konceptin e Shqipërisë së Madhe, e cila shihet si rrezik për Ballkanin dhe se do të jetë mirë që të mos realizohet. Lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës, ambasadori ka thënë se kjo çështje është e lidhur me shtetin serb. Nëse Serbia do ta njohë. atëherë për Rusinë nuk do të jetë problem.
Ambasador, si njihet në Rusi dhe në diplomacinë ruse çështja e Shqipërisë së Madhe? Pse ky shqetësim dhe pse insitucionet e shtetit shqiptar dhe veçanërisht, kryeministri Rama, vazhdon të përsërisë se nuk ka asnjë projekt të Shqipërisë së Madhe?
Nuk e di pse mendoni se Rusia është e shqetësuar për projektin e Shqipërisë së Madhe. Megjithatë është një fakt i njohur se koncepti i Shqipërisë së Madhe ekziston. Detyra jonë e përbashkët është që ky koncept të mos realizohet. Ne e dimë që Ballkani është një rajon me potenciale shumë të mëdha konfliktualiteti. Sfida jonë është që të parandalojmë një konflikt në këtë rajon. Kur udhëtoj në Maqedoni dhe shoh banesat e shqiptarëve mund të konstatoj se ato duken më të bukura dhe më të rehatshme se sa pallatet e maqedonasve, të sllavëve. Kjo do të thotë se shqiptarët janë shumë punëtorë, kanë ambicie shumë të mëdha, e jetojnë në kushte shumë të mira. Mendoj se nuk ka arsye që të shprehen për mos respektimin e të drejtave të tyre. Detyrimi është që të mos formulojmë retorika jo konstruktive në këtë fushë.
A do të vijë dita kur Rusia do të njohë Pavarësinë e Kosovës?
Çështja e njohjes apo mos njohjes së shtetit të Kosovës është një çështje që i përket Presidentit të Rusisë dhe Ministrisë së Jashtme. Është jashtë kompetencës sime si shefi i misionit diplomatik të Rusisë së shprehem për këtë. E vetmja gjë që mund t’ju them është se, kohët e fundit kemi parë një tendencë pozitive në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Kryeministri i Serbisë, Vuçic, shtrëngoi duart me kryeministrin e Kosovës. Pra, po ecën para dialogu Beograd –Prishtinë dhe jam i bindur se kjo është rruga e drejtë. Kur Serbia do të njohë Kosovën jam i bindur se edhe Rusia do ta ndryshojë qëndrimin e saj. Sa i p