Vëllimet me vizatime të pabotuara nga piktori holandez Vincent van Gogh janë prezantuar sot në Paris, dy ditë para publikimit të njëkohshëm, që i janë bërë në SHBA, Japoni dhe vende të tjera.
Pothuajse asgjë s’ishte zbuluar deri më tani në lidhje me përmbajtjen e librit me titullin ” Vincent van Gogh, mjegulla në Arles, vëllimet e gjetura.”
Libri prej 288 faqesh përmban një numër të madh të vizatimeve, vërtetësia e të cilit u konfirmua me të tjerë artistë dhe shkencëtarë. Fletoret origjinale ishin në pronësi private.
Vincent van Gogh (1853-1890), i cili bëri vetëvrasje në moshën 37-vjeçare është një nga piktorët më të mëdhenj të post-impresionizmit dhe një nga artistët më të respektuar në përgjithësi. Piktori dhe pionier i ekspresionizmit me ngjyra, që e dëshironte shumë të kuqen dhe të gjelbrën, u shpreh njëherë se ato: “shprehin pasionet e tmerrshme të shpirtit njerëzor.”
Veprat më të famshme të Van Gogh janë “Ngrënësit e patateve ” (1885), “Luledielli” (1888), “Fusha me grurë dhe selvitë” “Nata me yje”, “Dhoma e gjumit të artistit në Arles “, “Auto-Portrait “dhe” Portret i doktor Gashe”, citohet BETA. (b.an)