Steven Gerrard do të largohet nga LA Galaxy në fund të këtij viti.
Skuadra amerikane, Los Angelos Galaxy ka njoftuar se legjenda angleze, Steven Gerrard do të largohet në fund të këtij edicioni. Gerrard në LA Galaxy ishte transferuar në korrik të vitit 2015, ku ka shënuar 5 gola, ka dhuruar 14 asistime në 34 paraqitje.
“Steven Gerrard do të largohet nga Los Angelos Galaxy në fund të vitit 2016”, thuhet në njoftimin e skuadrës amerikane, citohet “Express”. (b.an)