Simon Ball është duke u përballur me akuza të shumëfishta për ngacmime seksuale nga shumë vajza.
Ai tani është pushuar nga puna, mirëpo gjatë kohës sa ishte mësues në disa shkolla në Angli, dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me disa, e disa të tjera i ka prekur në vende të papërshtatshme.
Ball është deklaruar i fajshëm për disa nga këto raste duke i mohuar deklaratat e disa vajzave tjera, transmeton ORAinfo.
Gjykata ka pranuar ankesat nga palët e dëmtuara të cilat kanë thënë se Ball i kishte prekur gjatë kohës së mësimit si dhe në këndin e lojërave.
Kurse njëra nga to ka thënë se ata madje kishin bërë seks në shtëpinë e tij gjersa në shtrat ishte i palosur edhe fustani i nusërisë së gruas së tij.
Tani ajo është ndarë nga burri i saj për shkak të këtyre akuzave.
Këto raste datojnë që nga viti 2000 dhe gjykata ende është duke shqyrtuar këtë çështje në vitin 2016./a.m.