Delina Ibrahimaj emërohet drejtore e re e Institutit të Statistikave duke zëvëndësuar në këtë post Mirela Muçajn.
Ibrahimaj mban gradën Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata.
Ibrahimaj ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Bocconit në Milano, Itali, ku është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare dhe më pas ka kryer masterin për Menaxhim të Përgjithshëm po në të njëjtin universitet.
Ajo ka një përvojë të gjerë në kryerjen e analizave ekonomike, fituar gjatë eksperiencës së punës në Bankën e Shqipërisë dhe pranë Kryeministrisë si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbimi informacionesh dhe statistikash operacionale të Instituteve shtetërore.
Gjithashtu znj. Ibrahimaj ka njohuri të thella në menaxhimin e projekteve, marrëdhëniet me donatorët si dhe menaxhimin e aktiviteteve operacionale, financiare dhe të marketingut, falë eksperiencës së saj si drejtuese në sektorin privat.
Znj. Ibrahimaj ka qenë pjesë e disa publikimeve dhe studimeve në fushën e ekonomisë dhe financave./a.m.