Avionët luftarakë kanë bombarduar zonat lindore të kontrolluara nga rebelët në qytetin sirian të Alepos, për herë të parë pas tre javësh.
Lajmin e ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit nga sulmet ajrore janë goditur zonat Haidarija, Masakin Hanano dhe Sheikh Faris.
Aleati i qeverisë siriane, Rusia, ndërpreu sulmet ajrore në mes të muajit tetor, për t’u dhënë civilëve dhe rebelëve mundësi për t’u larguar.
Aktivistët druhen se rifillimi i operacioneve tregon se sulmet e qeverisë siriane në lindje të vendit do të intensifikohen.
Më herët, një spital i ndodhur në një fshat të kontrolluar nga rebelët në perëndim të Aleppos u bombardua, duke u bërë kompleksi i tretë mjekësor që goditet në 24 orët e fundit.
Observatori Sirian deklaroi se të paktën një person kishte mbetur i vrarë në Auaijel. /a.k.