1492 – Lundërtari spanjoll Christopher Columbus (Cristoforo Colombo) bëri një shënim në lidhje me përdorimin e duhanit në mesin e indianëve të Amerikës, e ky përbën dokumentin e parë të shkruar në lidhje me bimën, e cila më vonë ka pushtuar botën.
1630 – Vdiq astronomi gjerman, matematikani dhe fizikani Johannes Kepler (Johann), i cili provoi me anë të tre ligjeve themelore lëvizjen planetare dhe hipotezën e sistemit heliocentrik të Kopernikut.
1787 – Vdiq kompozitori gjerman Christoph Willibald Gluck. Ai është autor i rreth 100 operave, nga të cilat 40 janë ruajtur, duke përfshirë edhe të famshmen “Orfeu dhe Euridiçe” dhe ” Alçesta” e mbahet si përgjegjës për reformimin e operës. Muzika e Glück në veprat e tij i ka dhënë forcë sidomos tekstit dhe përshtatjes së veprimit dramatik.
1916 – Vdiq shkrimtari polak Henrik Sjenkevic (Henryk Sienkiewicz), fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1905, i cili botoi romane historike me famë botërore (“Quo vadis” –përkthyer edhe në shqip, “Zjarri dhe shpata”). (b.an)