Ka nisur në Athinë vizitën e tij dy ditore Barak Obama. Me një fytyrë të qeshur ka zbritur nga Air Force One, i ruajtur nën masat digurie të papara, kur avioni i tij u ul në 10.30 në aeroportin Eleftherios Venizelos. Siç shkruan “Protothema”, Presidenti në largim i SHBA përshëndeti kontingjentin e nderit, ministrin e Mbrojtjes, Panos Blazing dhe shefin e Mbrojtjes, Admiral Evangelos Apostolakis të cilët kishin dalë në aeroport ta prisnin mikun e Greqisë. Por mediat kane nenvizuar faktin se ishte ministri i Mbrojtjes që priti Obamën dhe jo kryeministri Aleksis Tsipras dhe Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos.
Burime qeveritare thane per “Protothema” se kjo ka ndodhur per shkak se vizita dyditore e zotit Obama nuk është zyrtare që ne aeroport të dilte Presidenti i Republikës, por thjesht një vizitë pune. Autokolona e Obamës direkt pas formaliteteve të para iu drejtua hotelit Asteras Vuliameni. Masat e sigurisë shkruajnë mediat greke janë të paprecedenta. Komandot amerikanë ishin në çdo pjesë të aeroportit.
“Tregues i masave drakoniane është edhe se gazetarët dhe teknikët që mbulojnë ardhjen e presidentit në largim, kanë kaluar tashmë nëpër tri teste kontrolli”, shkruan “Protothema”. Por per kete vizite, agjencia ruse e lajmeve Sputnik, shkruan duke hedhur akuza se Barak Obama do të kërkojë nga Athina të mbyllë portet e saj për anijet ruse. Presidenti amerikan pritet të shtojë retorikën e saj kundër Moskës duke i bërë thirrje grekëve që të votojnë për sanksione të reja kundër qeverisë ruse, shkruan “Sputnik.
Miku i ri i Athinës, çfarë pret Cipras nga Obama dhe mesazhi për Berlinin
Me ardhjen e Obama-s në Athinë, Ciprasi shpreson për një mesazh të qartë në adresë të Berlinit. Por Obama nuk mund të influencojë shumë për t’u vënë gjërat në lëvizje, edhe sikur të angazhohet për lehtësimin e borxheve.
Për partinë e majtë në pushtet vizita historike është një thyerje tabuje. Le të kujtojmë: më 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton iu desh benda pak minutash për arsye sigurie ta shkurtojë në më pak se një ditë vizitën në Athinë. Politikanët e majtë e cilësuan vizitorin e nivelit të lartë si “kasapi i Ballkanit”.
Kjo vizitë blic u eklipsua nga protesta me konfrontime të rënda mes demonstruesve dhe policisë. Artistë të majtë me këtë rast organizuan një lloj procesi spektakolar para parlamentit grek dhe kërkonin dënim me burgim të përjetshëm për Clinton-in. Pak muaj më vonë aktivistë të majtë hodhën në erë në shenjë proteste kundër politikës së jashtme të SHBA-së një statujë të ish-presidentit të SHBA.së Harry Truman në qendër të Athinës, e kjo nuk ishte hera e parë.
Komunistët radikalë të përfaqësuar në parlamentin e Athinës si dhe grupe të tjera anarkiste duan ta presin edhe Obama-n me aksione proteste. Por nga të majtët në pushtet dëgjohen tone të tjera:
“Vizita e Obama-s dëshmon, se roli i Greqisë në botë është forcuar gjatë qeverisjes sonë”, thotë ministri i Brendshëm Nikos Papas për gazetën Real News. Megjithatë tapeti i kuq për presidentin e SHBA-së është një dëshmi tjetër për kthimin e partisë së majtë dikur radikale në realizëm, mendon Jorgos Tzogopoulos, punonjës pranë Think-Tank në Athinë, ELIAMEP.
Tek e fundit, sipas tij, Greqia dhe SHBA nën Obama-n kanë qëllime të ngjashme ekonomike, thotë analisti për DW. “Po ashtu si qeveria e Athinës edhe Obama është për shpenzime më të mëdha shtetërore dhe për një politikë më zemërgjerë të rritjes ekonomike”, thekson politologu.
Shpresa tek Obama, frikë nga Trumpi
Sipas informacioneve të televizionit shtetëror, ERT Athina pret një pozicionim të qartë të presidentit të SHBA-së lidhur me grindjen mes FMN-së dhe donatorëve europianë për lehtësimin e borxheve. Obama në intervistë për gazetën Kathimerini ka deklaruar, se ai do të inkurajojë “hapa që nxisin rritjen ekonomike si dhe lehtësimin e borxheve” – në këtë kontekst ai thekson, që SHBA nuk bën pjesë në grupin e donatorëve. Por pikërisht për këtë arsye, shpresat greke nuk janë realiste, mendon Tzogopoulos nga ELIAMEP. Kjo është “thjesht një vizitë simbolike”, vlerëson Angelos Syrigos, profesor i shkencave politike në Athinë. Që presidenti në largim i SHBA-së do të mbajë një fjalim në një sfond historik siç është Akropolis, ky është një gjest nderi. Por Obama nuk mund të influencojë tani shumë për t’u vënë gjërat në lëvizje. “Edhe sikur ai të angazhohet për lehtësimin e borxheve, Obama tashmë përfaqëson të shkuarën, pasuesi i tij Donald Trump sjell mjaft të panjohura”, vëren politologu në bisedë për DW.
Fitorja e Trump i ka shkaktuar mjaft kokëçarje Athinës. Deklaratat e tij të deritanishme lidhur me krizën greke të borxheve janë të dykuptimta. Njëra prej tyre është: “Gjermania duhet ta zgjidhë çështjen e borxheve, për të kjo është një gjë fare e thjeshtë. Nëse nuk do Gjermania, atëherë duhet ta rregullojë Putini”, kërcënonte Trump në intervistë me televizionin Fox në korrik 2015. Syrigos tërheq vëmendjen për të pasur kujdes. “Mund të ndodhë, që SHBA nën Trump të ushtrojë presion, në mënyrë që FMN-ja të dalë nga programi për shpëtimin e financave greke.
Sidoqoftë çdo deklaratë e parakohshme është e pasigurtë, duhet pritur për të parë se çfarë përfaqëson Trump, thotë politologu. Sa i përket politikës së sigurisë Greqia e SHBA vitet e fundit kanë bashkëpunuar ngushtë dhe ky afrim do të vazhdojë edhe nën Donald Trump. “Megjithë problemet e jashtëzakonshme ekonomike Greqia është ndër pesë partnerët e NATO-s, që shpenzojnë 2% të rendimentit ekonomik për mbrojtjen”, lëvdon Obama në intervistën për Kathimerini. Ky zell shpenzimesh duhet t’i pëlqejë republikanit Trump. Angelos Syrigos: “Ndërkohë SHBA shpenzojnë shumë dhe europianët fare pak para për NATO-n. Trump do të rinegociojë për këtë.”
DW
ma.me