Një person ka humbur jetën këtë të martë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Blutë e kryeqytetit në një njoftim zyrtar thanë se një këmbësor ende i paidentifikuar është përplasur nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:35, në Autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Kasharit.
Drejtuesi i automjteit tip “Mercedes Benz”, shtetasi I. N., ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit eshte shoqeruar ne ambjentet e policise per veprime te metejshme. Po kryhen veprimet për identifikimin e këtij e viktimës si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Aksident në Durrës, arrestohet shoferi i dehur
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: Ilia Lioma 39 vjeç, banues në Durrës. Në lagjen Nr.13, Durrës duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 396 JA është përplasur me mjetin e parkuar tip Renault me targa DR 6792 E.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Drejtuesit të mjetit i’u bë testi i alkoolit ku rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
ma.me