Qeveria e Britanisë së Madhe nuk ka ndonjë plan të përgjithshëm për shkëputje nga Bashkimi Evropian, ndërsa vështirë se mund të arrihet pajtimi për ndonjë strategji në gjashtë muajt e ardhshëm, sipas një dokumenti të kabinetit britanik, i cili është zbuluar nga mediat britanike.
Dokumenti – i siguruar nga The Times dhe BBC – paralajmëron se shërbimi civil britanik është duke punuar në 500 projekte që kanë të bëjnë me daljen e Britanisë nga BE-ja dhe se mund të ketë nevojë për edhe 30.000 punëtorë shtesë, transmeton Express.
Megjithatë, nuk ekziston një strategji e përbashkët për dalje, për shkak të ndarjeve brenda kabinetit, sipas këtij dokumenti. Ndërkohë, qeveria ka thënë se nuk i pranon pohimet e bëra në atë dokument. Ministri i Transportit, Chris Grayling, ka thënë se nuk e ka idenë nga ka ardhur ai dokument. Kryeministrja Theresa May shpreson që ta vë në jetë Artikullin 50 – që të nisë procesin formal dyvjeçar për shkëputje nga BE-ja – kah fundi i marsit të vitit të ardhshëm.
ma.me