Skandali më i fundit që përfshiu futbollin italian ka të bëjë me blerjen e ndeshjeve nga presidenti i Katanias Antonino Pulvirenti.
Ai akuzohet për blerjen e disa ndeshjeve në Serinë B. Por edhe vetë Pulvirenti e ka pranuar se ka blerë ndeshje. Ai thotë se i ka blerë që skuadra e tij të mos binte nga kategoria.
“Kam blerë disa ndeshje, rreth 5 të tilla. Disa për të fituar para dhe një prej tyre për të shpëtuar klubin tim nga rënia nga kategoria. Kam paguar 100 mijë euro për një ndeshje”, rrëfen Pulvirenti.