Në këtë sezon, ku kolla dhe ftohjet, së bashku me viruset janë të pranishme në të gjitha anët, para se të përcaktoheni për antibiotikë dhe “kemikate” të ndryshme të përshkruara nga mjekët, ju sugjerojmë të provoni ilaçet natyrale.
Kollitja është një mekanizëm që trupi juaj përdor për të eliminuar substancat e huaja, si dhe mukusin e tepërt që krijohet në mushkëri apo në rrugët e frymëmarrjes.
Përpos kësaj, kollitja mund të bëhet e dhimbshme dhe bezdisëse, sidomos kur ajo irriton fytin dhe nuk ju lë të flini të qetë.
Karrotat dhe mjalti kanë aftësinë të forcojnë imunitetin tuaj dhe të krijojnë një barrierë mbrojtëse kundër gripit apo ftohjes, citohet Express. (b.an)