Dhuna e ushtruar ndaj të shoqes i kushtoi prangat një burri në Fushë Krujë dhe si të mos mjaftonte vetëm kaq, i’u gjet dhe lëndë narkotike.
Luan Xhepi 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë u arrestua ditën e djeshme, pasi nën ndikimin e alkoolit dhe për motive të dobëta, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.Xhepi 37 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë 42- vjeçarit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa, një thikë dhe një kaçavidë.
Gjithashtu ai rezulton person më precedentë penalë të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme, lidhur me veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta