Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për autorin e vrasjes së parukieres, Alfred Nikolli.
I dyshuari kryesor i krimit që i mori jetën Etleva Ndokës, nënë e një fëmije, ka thënë se është shumë i tronditur nga ngjarja.
“Jam shumë i tronditur, nuk mund të flas”, është shprehur ai.
Mësohet se në seancën gjyqësore nuk ka marrë pjesë asnjë familjarë i Nikollit.
Si ndodhi ngjarja
Alfred Nikolli është futur në parukeri, ka qëlluar dy herë me armë zjarri Etleva Ndokën dhe më pas ka dalë me nxitim nga aty. Jashtë e priste një makinë, ku ai ka hipur dhe është larguar me shpejtësi drejt daljes së qytetit të Lezhës, për t’u arrestuar më vonë rrugës për në Mirditë.
Motivi
Etleva Ndokaj me origjinë nga fshati Spite, ishte e martuar dhe ka një fëmijë, ndërsa një vit më parë ka qenë në një lidhje intime jashtëmartesore me Alfred Nikollin 31 vjeç. te dy kane patur mjaft konflikte edhe pas ndarjes. Shkak për konfliktet mes tyre është bërë fakti që 31-vjeçari i cili nuk është i martuar, nuk pranonte ndarjen me 28-vjeçaren./java/a.k