Disa tërmete në Zelandën e Re kanë shkatërruar vendin, thanë zyrtarët. Së paku dy veta kanë humbur jetën, ndërsa dëmet materiale vlerësohen në miliarda dollarë, transmeton Rel.
Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, tha se dy tërmete të fuqishme gjatë natës së shkuar, pranë qytetit Hanmer Springs, kanë shkaktuar valë të cunamit dhe kanë bërë që mijëra njerëz të zhvendosen.
Tërmeti i parë, prej 7.8 shkallësh të Richterit, ka goditur të dielën në mëngjes në të njëjtën zonë, jo larg qytetit Kristçërç.
Kristçërç është shkatërruar në vitin 2011 nga një tërmet që ka lënë 185 njerëz të vdekur.
Kryeministri Key u ka bërë thirrje banorëve që të lëvizin në zona më të thella kontinentale. (b.an)